Këndet informuese të QZhK-së

Në çdo njësi akademike të Universitetit të Prishtinës, Qendra për Zhvillim të Karrierës ka hapur Këndet Informuese me qëllim të ofrimit të shërbimet e saja sa më afër studentëve. Studentët dhe të diplomuarit e interesuar kanë mundësinë të regjistrohen online (shih poshtë detajet) ose direct në  Këndet Informuese për të pranuar informata relevante për mundësi punësimi, pune praktike, trajnime, seminare, punëtori, konferenca, bursa, etj.

Në Këndet Informuese studentët dhe të diplomuarit mund të marrin këshilla rreth përgatitjes së CV-së, letrës motivuese, përgatitjes për intervistë pune, përgatitjes së kërkesës për reference, të aplikojnë për trajnime, të kontaktojnë virtualisht me kompanitë, etj.

Për t’u regjistruar në Këndet Informuese kontaktoni zyrën e QZhK-së në [email protected]