MSc. Besfort Krasniqi

MSc. Besfort Krasniqi

Sekretar i përgjithshëm

Nr.kontaktues:

+383 38 244 188

Detyrat e sekretarit të përgjithshëm janë të përcaktuara me Statutin e Universitetit të Prishtinës.

Sekretari është zyrtari më i lartë ekzekutiv dhe administrativ i Universitetit, me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në kontratën e tij, e cila nënshkruhet nga rektori.

Sekretari i përgjigjet rektorit për administrim efikas, ekonomik dhe efektiv në të gjitha nivelet e Universitetit. Në këtë pozitë sekretari i përgjithshëm përgjigjet për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë e organeve ose e udhëheqësve të tjerë.

Gjithë stafi dhe studentët e Universitetit duhet të bashkëpunojnë me sekretarin e përgjithshëm të Universitetit.

Sekretari i përgjithshëm i Universitetit ka këto përgjegjësi:

1. Është zyrtari më i lartë i administratës;
2. Është udhëheqës i Administratës Qendrore;
3. Është shef i zyrave administrative dhe sekretarëve në fakultete;
4. Është zyrtar përgjegjës për udhëheqje efikase, ekonomike dhe efektive të Universitetit;
5. Është përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve informative të menaxhimit dhe për përgatitjen dhe organizimin e të dhënave për menaxhim;
6. Është zyrtar përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;
7. Është përgjegjës për çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli Drejtues dhe rektori, të cilat nuk janë të përcaktuara me këtë Statut.

Sekretari i përgjithshëm, si përfaqësues administrativ i Rektoratit dhe si personi më i lartë kompetent në lidhje me këtë, ka qasje të pakufizuar në të gjitha të dhënat. Ai është përgjegjës për mirëmbajtjen e të dhënave të sakta të zyrave administrative.
Me sugjerimin e sekretarit të përgjithshëm, rektori nxjerr rregullore rreth sistematizimit të vendeve të punës brenda Administratës Qendrore të Universitetit.

Sekretari i përgjithshëm është anëtar ex-officio i Këshillit Drejtues pa të drejtë vote dhe është anëtar i përhershëm i Senatit, pa të drejtë vote.