Universiteti i Prishtinës ndan tituj nderi për persona të merituar. Për procedurën e vendimmarrjes në përzgjedhjen e titujve të nderit Senati i UP-së nxjerr rregullore të veçantë. Titujt e nderit të Universitetit të Prishtinës janë:
"Doctor Honoris Causa" të Universitetit të Prishtinës
Universiteti i Prishtinës ka luajtur rolin dhe misionin e veçantë në rrafshin ndërkombëtar edhe me nderimin e personaliteteve të njohura botërore politike, shkencore, arsimore, humanitare, kulturore me ndarjen e titullit "Doktor Nderi-Honoris Causa".Titulli "Doctor Honoris Causa" jepet për:
- Arritje të mëdha në fushën e shkencës dhe artit;
- Kontributet e rëndësishme në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore në mbështetjen dhe konsolidimin e paqes.
Që nga themelimi e deri në vitin 2009 ky çmim iu dha këtyre personaliteteve:
- Josip Broz Tito, kryetar i ish-Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (1975)
- Fahrudin Ali Ahmed, kryetar i Republikës së Indisë (1975)
- Akademik Dragisha Ivanoviç, profesor i Universitetit të Beogradit (1987)
- Michael Weninger, ambasador i Austrisë në Beograd (2001)
- Dr. Bernard Kouchner, kryeadministrator i Kosovës (2002)
- Dr. William Kerr, kryetar i Kolegjit La Roche (2003)
- William Jefferson Clinton, president i SHBA-së (2003)
- Ismail Kadare, shkrimtar (2003)
- Prof. mag. dr. Wolfgang Benedek, profesor në Fakultetin Juridik-Grac, Austri (2004)
- Prof. dr. Bamir Topi, president i Republikës së Shqipërisë (2008)
- Prof. dr. Erhard Busek, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara Salzburg, Austri (2009)
- Prof. dr. Sali Berisha, kryeministër i Republikës së Shqipërisë (2009)
- Dr. Albert Rohan, ambasador (2009)
- Anthony Charles Lynton Blair, kryeministër i Britanisë së Madhe (2009)
"Anëtar nderi i Universitetit të Prishtinës"
Titulli "Anëtar Nderi i Universitetit" jepet për:
- Përkrahje të pandërprerë të brendshme dhe për përkrahjen politike për Universitetin;
- Kontribut relevant financiar në zhvillimin e Universitetit.
Titulli "Anëtar nderi i Universitetit të Prishtinës - postmortem" iu dha këtyre profesorëve:
- Akademik Ali Hadrit
- Akademik Dervish Rozhajës
- Prof. dr. Ejup Statovcit
- Prof. dr. Eshref Ademajt, anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
- Akademik Fehmi Aganit
- Akademik Gazmend Zajmit.
Ndërsa, titulli "Anëtar nderi i Universitetit të Prishtinës" iu dha profesorit mr. Ukshin Hoti.