Prof. dr. Qerim Qerimi

Prof. dr. Qerim Qerimi

Rektor

Nr.kontaktues:

+383 38 244 183

Qerim Qerimi është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ai ligjëron lëndët “E Drejta Ndërkombëtare Publike”, “E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut” dhe “Organizatat Ndërkombëtare.” Në të kaluarën, ai ka ligjëruar edhe për fusha si “E Drejta e Mjedisit”, “E Drejta Ndërkombëtare e Mjedisit”, si dhe “E Drejta Diplomatike dhe Konsullore”. Gjithashtu, prof. Qerimi është profesor vizitor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Antwerpit në Belgjikë, anëtar i Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës, kryesues i nën-komisionit për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe ish zëvendës-kryesues i nën-komisionit për sundim të ligjit të Komisionit të Venecias. Komisioni është organ këshillëdhënës i Këshillit të Evropës për çështje të lidhura me demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, si dhe përbëhet nga profesorë dhe ekspertë të pavarur të këtyre fushave.

Më parë, prof. Qerimi ka qenë hulumtues në Institutin Max Planck për të Drejtën e Krahasuar Publike dhe të Drejtën Ndërkombëtare në Heidelberg të Gjermanisë, ka qëndruar për studime dhe kërkime pas doktorale në Universitetin e Harvardit si përfitues i bursës J. William Fulbright të Qeverisë Amerikane, si dhe ka ndjekur Akademinë e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare. Aktualisht, ai shërben si Raportues për Oxford International Organizations (OXIO), një publikim i Universitetit të Oxford-it, që përfshinë analiza të dokumentave që lidhen me të drejtën e organizatave ndërkombëtare, si dhe është anëtar i Nismës Akademike Kundër Korrupsionit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit (UNODC).

Përveç sa më sipër, prof. Qerimi ka qenë pjesë e ekipit ligjor për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës në rastin në lidhje me ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka shërbyer si ekspert i Republikës së Kosovës në disa raste para tribunaleve ndërkombëtare të arbitrazhit (përfshirë rastin Axos kundër Republikës së Kosovës).

Klikoni në linkun në vijim për fjalimet e Rektorit në paraqitjet e tij publike:
https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,7

Gentrit Berisha
Këshilltar i Rektorit
[email protected]

Irfan Nikçi
Këshilltar i Rektorit
[email protected]

Fitore Seferi
Asistente e Rektorit
+383 38 244 186
[email protected]