Erasmus+ në Université Côte d'Azur, Francë

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Université Côte d'Azur, Francë
Universiteti i Prishtinës, hap thirrjen për aplikim për bursa të Doktoratës realizim të mobilitetit në Université Côte d'Azur, Francë, në kuadër të programit Erasmus+  të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-    Shkëmbimin e studentëve për studime të Doktoratës (5 bursa)

Vlera e bursës:
-    850€ në muaj
-    275€ për shpenzime të udhëtimit
Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi të Doktoratës në Universitetin e  Prishtinës  në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Përparësi kanë studentët e Fakultetit Ekonomik.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
-    Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve, jo më i vjetër se 30 ditë)
-    Certifikata e notave/Transkripta (jo më e vjetër se 30 ditë)
-    Diplomat paraprake (të nivelit Master dhe BA)
-    CV (në gjuhën angleze)
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
-    Certifikata e gjuhës angleze ose frënge (minimumi niveli B2)
-    Kopjen e pasaportës ose letërnjoftimit
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre në Universitetin e Prishtinës.
Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Université Côte d'Azur, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:
https://univ-cotedazur.eu/organisation-of-the-training-programmes/training-organisations/training-organisations
Afati për aplikim është: 21 dhjetor 2020
Mobiliteti zgjatë 4 muaj, dhe është i paraparë të filloj në fillim të vitit 2021.
Dokumentet me titull “Université Côte d'Azur” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm  në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail.