Webinar nga Elsevier dedikuar për stafin dhe studentët e UP-së

Universiteti i Prishtinës e ka përtërirë anëtarësinë në Elsevier me çka u mundëson qasje në platformat Science Direct e Scopus të gjithë profesorëve dhe asistentëve, si dhe studentëve me interesim për kërkime shkencore.

Të mërkurën, me 25 korrik 2018, me fillim nga ora 11:30, Katarzyna Gaca-Zając do ta mbajë një webinar për Science Direct dhe Scopus dedikuar stafit dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".

Përgjatë 90 minutave do të prezantohet pakoja e plotë me shërbimet mbështetëse, mënyra e qasjes, si dhe do të ofrohet mundësia e ndërveprimit për të shtruar pyetje.

Numri i pjesëmarrësve nuk është i kufizuar, mjafton qasja në internet. Vegëza përmes të cilës mund të kyçeni në webinar është kjo: https://www.brighttalk.com/webcast/10439/330963.