RIHAPET SEMS PËR REGJISTRIM TË SEMESTRIT DIMËROR

Të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" të cilët nuk kanë arritur që në afatet paraprake të vitit akademik 2019/20, të bëjnë pagesën e semestrit dimëror dhe eventualisht kryerjen e obligimeve nga vitet pararake, regjistrimi i semestrit dimëror të vitit akademik 2019/20, mund të bëhet nga data 14.01.2020-15.01.2020 ora 15.00.

Paralajmërojmë të gjithë studentët të cilët gjatë periudhës së hapjes së SEMS-it me datë 14.01.2020 dhe 15.01.2020 nuk i kryejnë obligimet për regjistrim të semestrit dimëror, se, gjatë këtij viti akademik, nuk do të kenë mundësi tjetër për regjistrim të vitit akademik 2019/20, rrjedhimisht këta studentë nuk do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimeve apo ligjëratave gjatë vitit akademik 2019/20.