Studentët e UP-së ndihmojnë banorët e Shqipërisë të prekur nga tërmeti
Përveç stafit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, banorëve të Shqipërisë të prekur nga tërmeti iu dolën në ndihmë edhe studentët përfaqësues të Parlamentit Studentor të universitetit tonë. Të holla, produkte ushqimore, veshmbathje dhe gjëra të tjera të grumbulluara, këta studentë i dorëzuan në kampin e FSK-së në Prizren, ku po qëndrojnë të prekurit nga ky tërmet.

Krahas ndihmave të dhuruara, studentët patën rastin që nga afër të flisnin me të mbijetuarit e tërmetit, të cilët i falënderuan studentët për gatishmërinë.

Përfaqësuesit e PS-së, pasi identifikuan nevojat e këtyre personave, u zotuan se do të vazhdojnë me aksionin për dhurimin e ndihmave.