Njoftim: Sot është afati i fundit për regjistrimin e lëndës së gjuhës italiane
Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” se sot është dita e fundit për përzgjedhjen e gjuhës italiane si lëndë zgjedhore, të cilën mund ta zgjedhin studentët e të gjitha fakulteteve brenda UP-së.

UP-ja ka marrëveshje me universitete italiane për shkëmbim të studentëve, sipas të cilave, ndër kushtet kryesore është njohja e gjuhës italiane.

Prej këtij viti akademik mësimdhënia e italishtes është përforcuar edhe me lektorim nga Universiteti i Sienës, Itali.

Ndërkaq, UP-ja është qendra e vetme në Kosovë që do të bëjë certifikimet ndërkombëtare për njohjen e gjuhës italiane.