Rektori Dema uron Kurban Bajramin

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema uron të gjithë qytetarët e besimit islam. Veçanërisht, në këtë ditë të rëndësishme për besimtarët, Dema uron studentët, organet drejtuese, stafin akademik dhe administrativ të UP-së.

Urimi i Rektorit Dema:

Të dashur studentë,
I nderuar personel i UP-së,
Qytetarë të besimit islam,

Ju uroj nga zemra festën e Kurban Bajramit, me lutjen që kjo festë të ju gjejë me shëndet dhe në harmoni!

Kjo festë na kujton sakrificën që duhet të bëjmë për të tjerët dhe për gjithë shoqërinë. Gjithashtu, kjo na rikujton se duhet të përkujdesemi për njëri - tjetrin dhe t'i ndihmojmë të tjerëve, pavarësisht se cilit besim i takojnë.

Uroj që festat si kjo, të cilat më së shumti janë simbol i dashurisë dhe tolerancës, të na gjejnë të bashkuar dhe të na motivojnë për të bërë gjëra të mira për shoqërinë, e sidomos për të rinjtë tanë.

Gëzuar! 
Prof. Dr. Marjan Dema 
Rektor