NJOFTIM: FEFS, në 40 vjetorin e themelimit, organizon konference ndërkombëtare
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në 40 vjetorin e themelimit të tij, po organizon konferencën e parë shkencore ndërkombëtare.

Kjo konferencë, e quajtur “Konferenca Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet”, do të mbahet në datën: 1 dhe 2 nëntor 2019, në Prishtinë.  

Konferenca do të sjellë në UP folës të shquar nga fusha e sportit dhe edukimit fizik. Ndër folësit kryesori do jenë: profesori amerikan Chad D. McEavy, profesoresha austriake Barbara Wessner, si dhe trajneri shqiptar i xhudos Driton Kuka.

Detajet për konferencën i gjeni në ueb-sajtin zyrtar të saj: www.fefs-conference.com, ndërkaq për informacione të tjera mund t’i shkruani këshillit organizativ në: [email protected].