Ndarja e bursave universitare për studentët e Universitetit të Prishtinës

Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës  “Hasan Prishtina”  në mbledhjen e mbajtur më datë 07. 03. 2019  mori:

V E N D I M
 
I. Për ndarjen e bursave universitare për studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët i kanë plotësuar kushte e konkursit  me nr. prot: 4/295 dt: 16.11.2018 për vitin akademik 2018/19.
II. Studentët që janë përfitues të bursës universitare për vitin akademik 2018/19  duhet të
paraqiten në zyrën e shërbimit financiar të fakultetit përkatës me dokumentet si në vijim:
 
1.      Kopja e letërnjoftimit
2.      Xhirollogaria e bankës-aktive.
 
Këshillë Juridike: Studentët të cilët  konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare për rezultatet e  arritura gjatë vitit akademik 2017/18 dhe nuk janë përfshirë në listën e përfituesve të bursës, kanë të drejtë ankese  pas publikimit të listave në tabelën e shpalljeve dhe në ueb-faqen e UP-së, përkatësisht më 12 dhe 13 mars 2019.  Ankesat duhet të dorëzohet në ndërtesën e rektoratit të UP-së, zyra nr. 2.