Me mbledhje komemorative kujtohet jeta dhe vepra e profesorit Bahri Çela
Fakulteti i Artëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Filarmonia e Kosovës kanë organizuar ceremoni komemorative për t’i dhënë lamtumirën profesorit dhe dirigjentit, Bahri Çela. Amfiteatrit i Bibliotekës Universitare mblodhi familjarë, kolegë, miq e studentë të pedagogut Çela, të cilët me mbledhje komemorative kanë kujtuar jetën dhe veprën e profesorit të ndjerë.

Me këtë rast, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” prof. dr. Marjan Dema ju shprehu ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe studentëve të profesor Çelës, teksa theksoi që humbja e tij do të lë një boshllëk të pazëvendësueshëm për të gjitha ata që patën rastin ta njohin atë.
“Profesor Çela, për ata që patën fatin ta njohin, ishte njeri me dije dhe kulturë të jashtëzakonshme , njeri që dinte të komunikonte më gjuhën dhe logjikën e mirësjelljes, i afërt më studentët dhe kolegët e tijAi dha kontribut të madh në fushën e artit dhe shkencës, dhe janë pikërisht kujtimet dhe vlerësimi për të, ato që bëjnë të rëndë këtë moment pikëllimi, kur po i themi lamtumirën e fundit personalitetit të tij” tha Dema.

Në emër të kolegëve të Çelës ka folur profesoresha e Fakultetit të Arteve ,prof. dr. Valbona Pula- Petrovci. Ajo solli në kujtesë kohen e bashkëpunimin me profesorin, teksa e konsideroi atë si njeri dhe kolegë të mirë, nga i cili ka mësuar shumë. 
“Nëse synohet të shkruhet historia e vërtet e muzikës orkestrale në Kosovë, nuk mund të shkruhet pa emrin e Bahri Çelës” theksoi ajo.



Gjatë kësaj mbledhje komemorative, për të pranishmit në sallë mbesa e Çelës, Bora Çela ka interpretuar në piano “ Norcturnën” e Fredreic Shopenit. Ndërkaq, më pas Kori i Filharmonisë së Kosovës interpretoi veprën “Nënë” të Kushtrim Gashit dhe “Një lule” të Rexho Mulliqit, nën dirigjimin e Rafet Rudit.

Profesor Çela nga viti 1978 është zgjedhur ligjërues në Fakultetin e Arteve për lëndët Dirigjim dhe Orkestër. Çela ishte një ndër iniciatorët e themelimit të Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit të Prishtinës. Çela bashkë me muzikantët tjerë në vitin 2000 themeluan Filarmoninë e Kosovës, fillimisht si ansambël harkor e më vonë si orkestër kamertale.