Ne përvjetorin e UP-së, rektori Sahiti iu ndan mirënjohje studentëve të dalluar

Në përvjetorin e 51-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, studentët e dalluar të njësive akademike të Universitetit të Prishtinës u shpërblyen me mirënjohje për rezultate të shkëlqyera gjatë studimeve. Ata u priten në takim nga rektori, prof. dr. Naser Sahiti, i cili i përgëzoi për suksesin e treguar gjatë studimeve.

Studentët e pranishëm u shprehen të lumtur me këtë vlerësim nga rektori Sahiti. Te njëjtët theksuan që pranimi i këtij titulli në Ditën e Universitetit është nder por edhe përgjegjësi për të shënuar edhe më shumë suksese në të ardhmen.

I pranishëm në ndarjen e mirënjohjeve ishte edhe kryetari i Parlamentit Studentor, Erzen Hyseni.

Studentët e dalluar janë:

Diona Arifi - Fakulteti Filozofik   

Endrit Beqa - Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore          

Elsë Hyseni - Fakulteti i Filologjisë            

Sibora Gjocaj - Fakulteti Juridik  

Diellona Kostanica - Fakulteti Ekonomik

Marigona Ahmeti - Fakulteti i Ndërtimtarisë        

Ernis Meshi - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Eronita Jasiqi - Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Etnik Sheremeti - Fakulteti i Mjekësisë  

Qëndresa Zeka - Fakulteti i Arteve           

Njomza Gashi - Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë      

Xhudjena Kruti - Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit      

Verë Dugolli - Fakulteti i Edukimit             

Rina Maliqi - Fakulteti i Arkitekturës