Departamenti i Gjeografisë pranon donacion të orendive
Departamenti i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pranuar donacion të orendive, nga Familja Dushi, respektivisht nga prof. ass. dr. Mimoza Dushi. Donacioni iu dedikua sallës së profesorëve, si dhe sallave të mësimit në Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore.

Shefi i Departamentit të Gjeografisë,  ass. dr. sc. Fitim Humolli u shpreh shumë i kënaqur me donacionin dhe falënderoi profesoreshën Dushi për gatishmërinë që të ndihmojë këtë Departament, duke lehtësuar kështu punën e profesorëve dhe studentëve të këtij fakulteti.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, Departamenti i Gjeografisë organizoi edhe një koktej rasti ku morën pjesë profesorë të këtij departamenti, si dhe studentë të FSHMN-së. Si profesorët ashtu edhe studentët, me në krye kryetaren e Këshillit Studentor, Dafina Sylaj ishin falënderues për këtë donacion.

Orenditë janë të dedikuara që të shfrytëzohen për sallën e profesorëve dhe për tri salla të mësimit të Departamentit të Gjeografisë.