NJOFTIM: SHPIKJET DIGJITALE NË SHËRBIM TË MËSIMIT TË GJUHËVE TË HUAJA
Me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti nga Franca “Epitech” organizojnë aktivitetin Hackathon me temën: "Shpikjet digjitale në shërbim të mësimit të gjuhëve të huaja?"

Më 24 dhe 25 qershor, në Aleancën Franceze të Prishtinës, 28 pjesëmarrës, nga 17 deri në 25 vjeç, do të punojnë në ekip për të imagjinuar se si do të duket mësimi i gjuhës në të ardhmen, duke marrë parasysh zhvillimet shoqërore dhe përdorimin e teknologjisë. Ata duhet të propozojnë një zgjidhje origjinale për këto probleme, duke paraqitur një mundësi zhvillimi të një projektzhvillimi të aplikacioneve në një prezantim prej 5 minutash.

Juria do të bëjë përzgjedhjen e tri projekteve më të mira të zhvillimit të aplikacionit. Fituesve do t'u ofrohen bursa, shuma e të cilave është nga 500 deri në 3000 euro, për të studiuar në fushën e  shkencave kompjuterike në Epitech në nivelin bachelor ose për të marrë pjesë në trajnime intensive në akademinë e kodimit. Ata gjithashtu do të kenë mundësi të përfitojnë bursa për ta mësuar gjuhën frënge në Aleancën Franceze në Prishtinë.

Afati për aplikim: nga 1 deri më 15 qershor, në linkun: https://forms.gle/UggYADHusyQZ88WQ8

Thirrja për aplikim dhe rregullorja mund të gjendet këtu: https://www.facebook.com/events/2646278185608784/

Kandidatët e interesuar duhet të kenë njohuri bazike në gjuhë angleze.