ERASMUS+ në Bournemouth University

Hapet thirrja për mobilitet me Programin Erasmus + në Bournemouth University

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian për mobilitet të stafit i cili është i angazhuar në hartimin, implementimin dhe/ose monitorimin e projekteve ndërkombëtare në UP.

Dokumentet e kërkuara për aplikim:

- CV

- Letër motivimi 

- Dokument i cili dëshmon se jeni staf i UP-së

- Një dëshmi për njohjen e gjuhës angleze (mund të shpjegon në letrën e motivimit)

-  Dokumentin me propozime të aktiviteteve që planifikoni të merrni pjesë në Universitetin pritës (Mobility Agreement)

Afati për aplikim deri më:  5 dhjetor 2019

Dokumentet me titullin "Bournemouth University" duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm si PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.