Erasmus + në Aleksandras Stulginskis University

Hapet thirrja për shkëmbim të stafit nga Administrata e Universitetit të Prishtinës në programin Erasmus + në Aleksandras Stulginskis University, Lituani për semestrin aktual

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për shkëmbim të stafit administrativ në Aleksandras Stulginskis University, Lituani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit për Trajnim

Fushat e mobilitetit:
- Business & administration
- Engineering
- Agriculture
- Forestry

Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 7 ditë (5+2)

Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
-  Kontrata e punës
- Certifikata e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Afati për aplikim për staf akademik: 26 Maj  2019

Dokumentet me titull "Aleksandras Stulginskis University Application" duhet të dërgohen të skanuara  në adresën elektronike: [email protected]

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të lidhura në një dokument, në pdf.

Për më shumë informata mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr. 111 Prishtinë.