Erasmus+, hap thirrje për bursë në Universitetin Ahievran

Universiteti i Prishtinës, në kuadër të programit Erasmus+, hap thirrje për bursë në Universitetin Ahievran për semestrin dimëror 2019/20

Bursat janë të dedikuara për studentë dhe staf të Universitetit të Prishtinës nga fushat:

- Marrëdhënie ndërkombëtare;
- Mjekësi;
- Ekonomi;
- Departamenti i Muzikës;
- Departamenti i Gjuhës Turke.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor, Master dhe PhD:

- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze.

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Ndërsa për studentët e nivelit PhD, paraprakisht duhet të kontaktoni me një profesor nga universiteti në fjalë, i cili do të shprehë gatishmëri të mbikëqyrë punën tuaj.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

- CV+ (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Diploma e nivelit të fundit të studimeve;
- Certifikata e gjuhës së huaj;  (Niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- Plani i mobilitetit.

Dokumentet me titull “Ahievran University" duhet të dërgohen të skanuara te: Afërdita Rexhepi, në adresën elektronike [email protected]. Luteni që të gjitha dokumentet t’i bashkëlidhni në një dokument të vetëm në PDF.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Data e fundit për aplikim është 24 maj 2019.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, 111, Prishtinë.