Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hapë thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së (semestri veror 2018/2019) dhe stafin akademik për mobilitete në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, në programet:
- Bujqësi
- Mjekësi Veterinare
- Kimi
       
Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime Master dhe PhD,
- Shkëmbimin e stafit akademik.

Nivelet e mobilitetit për studentët:
 - Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, apo që janë në vitin e pestë të studimeve)
- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)

Kohëzagjatja e bursave:
1 semestër, rreth 5 - 6 muaj për studentë,
1 javë për stafin akademik.

Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët)
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentë:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit)
- Certifikata e gjuhës angleze.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
1.    CV (në gjuhën angleze);
2.    Planin për mësimdhënie  (Plani për mësimdhënie për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit: (shkarko këtu);
3.    Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
4.    Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);

Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet certifikata të nivelit minimum B2, për programet në gjuhën gjermane minimum niveli B2.

Në programin Mjekësi Veterinare, shumica e lëndëve ligjërohen në gjuhën gjermane, prandaj dëshmia e gjuhës gjermane, minimum niveli B2, është e domosdoshme.
-   Learning Agreement (shkarko këtu)
-   Dokumenti Learning Agreement
(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Justus-Liebig-Universität Giessen ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare: http://www.uni-giessen.de/international-pages/language-courses/in.

Ndërkaq, për modulet në gjuhën gjermane, vizitoni uebfaqen:
https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/mv

Keni kujdes, në Learning Agreement ju duhet të zgjedhni vetëm lëndët e semestrit verorë (SoSe) që ofrohën në Justus-Liebig-Universität Giessen, që përbëjnë jo më pak se 20 ECTS në total.
*(SoSe, nënkupton Summer Semester, ndërkaq WiSe – Winter Semester)

Afati për aplikim deri më:  11 dhjetor 2018

Dokumentet me titull "Justus-Liebig-Universität Giessen" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, si PDF.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.