Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror në Universitetin e "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg", Gjermani në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor (një semester).

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik Departamentit të Punës Sociale ose të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e pare te studimeve.

Fushat e mobilitetit janë:
•    Fakulteti i Edukimit,
•    Fakulteti Filozofik - Departamenti për Punë Sociale)

Bursat përfshijnë
•    Kompensim mujor 800 EUR në muaj për studentët;
•    Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
•    Certifikata e notave/Transkripta 
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Foto e Pasaportës 
•    Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
•    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•     Certifikata e gjuhës angleze 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 29 nëntor 2018.

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare, letrën motivuese dhe njohuritë e gjuhës angleze. 
Dokumentet me titull "OTH Regensburg Application" mund të i dërgoni në adresën elektronike:  [email protected], të bashkëlidhura në  një dokument të vetëm, në PDF.

Për informata më të detajuara lidhur me programet e Universitetit OTH Regensburg mund të vizitoni ueb faqen: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/exchange.html