ERASMUS + në Saint Louis College of Music në Romë

HAPET THIRRJA PËR ERASMUS +  në  Saint Louis College of Music në Romë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hapë thirrje për studentë dhe profesor të Fakultetit të Arteve, të Departamentit të Muzikës, konkretisht për studentët të cilët janë të interesuar në zhanrin e muzikës Jazz.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  1. Bursa për student  të nivelit bachelor deri në 6 muaj,
  2.  Shkëmbim stafi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  1. Vërtetim për statusin e studentit ( ky dokument duhet të jetë në gjuhën angleze dhe mund ta merreni në Fakultetin tuaj)
  2. Certifikata e notave
  3. Certifikata e gjuhës angleze (Niveli i gjuhës angleze B2 apo Italiane B1)
  4. CV (në gjuhën angleze)
  5. Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  6. Kopje e Pasaportës

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

  1.  CV (në gjuhën angleze),
  2.  Planin për aktivitete  (Plani për aktivitete për stafin,  është një dokument në të cilin duhet të specifikohet plani juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit.
  3. Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit.
  4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze apo e gjuhës italiane.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur 7 ditë nga dita e  hapjes.

Dokumentet mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected]

Për informata më të detajuara lidhur me programet e Saint Louis College of Music, mund të vizitoni ueb faqen: https://www.saintlouiscollege.eu/contacts/#