Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Salzburgut - Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor dhe Master.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).
-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)
Bursat përfshijnë:
- 850 EUR në muaj për studentët.
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.
Fushtat e mobiliteti:
Political sciences and civics
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
- Certifikata e notave/Transkripta (preferohet në gjuhën angleze)
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze dhe për studime Bachelor edhe certifikata e gjuhës gjermane.
- Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane për nivelin Bachelor kërkohet niveli B2.
PËR PROGRAMET E OFRUARA NË GJUHËN ANGLEZE/GJERMANE KËRKOHET MINIMUM NIVELI B2
(Për studimet Bachelor është e nevojshme që studentët të kenë njohuri e gjuhës Gjermane dhe të kenë dëshmi).
Afati për aplikim për semestrin dimëror 2018 është: 1 qershor 2018.
Dokumentet me titull " Universitetin e Salzburgut " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] . Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.