Erasmus+ në Middle East Technical University, Turqi

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Middle East Technical University, Turqi
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin pranveror 2020/2021 për mobilitete në Middle East Technical University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-    Shkëmbimin e studentëve për studime (BA dhe MA)
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin 800 EUR në muaj për studentët
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
- Transkripta e notave (ne gjuhën angleze)
- Letër motivimi
- Kopja e pasaportës/letërnjoftimit
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më i vjetër se 30 ditë)
Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Middle East Technical University, Turqi, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:
https://oibs2.metu.edu.tr/View_Program_Course_Details_64/
Ju duhet të aplikoni në Middle East Technical University për programe dhe lëndë të njëjta (gjithsejt 30 ECTS) me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim për semestrin pranverorë: 4 Dhetor 2020

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’Middle East Technical University’’ në emailin: [email protected]

Studentët e përzgjedhur, pastaj do të këshillohen për procedurat e tjera.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.