Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin pranveror 2020/2021 për mobilitete në në Universitetin e Salzburgut - Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime: Master
- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)

Fushat e mobilitetit:
- Shkenca Politike dhe/osen Marrëdhënie Ndërkombëtare

Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, të ngjajshëm me programin që aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, me notë mesatare mbi 8.00)
Informacione për lëndët e ofruara:
https://www.uni-salzburg.at/index.php?id=209926&MP=93-44799
Bursat përfshijnë:
-    850 EUR në muaj
-    Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master:
-    Certifikata e notave/Transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze)
-    CV (në gjuhën angleze, modeli Europass)
-    Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
-    Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit)
-    Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2, njohja edhe e gjuhës gjemane është një përparësi)
Afati për aplikim: 30 nëntor
Dokumentet me titull " Universitetin e Salzburgut " duhet të dërgohen të skanuara (si PDF) tek: [email protected] Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
 Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.