Erasmus+ në Universitetin e Sapienzes në Romë (Itali)

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitet për semestrin Veror 2021, në Universitetin e Sapienzes në Romë (Itali), në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit: Shkëmbim stafi akademik nga fushat në vijim:

-    Science, Math, Humanities, Architecture and Civil Engineering
    
Dokumentet e kërkuara për aplikim:
-    CV   (në gjuhën angleze);
-    Listën e publikimeve ;
-    Pasaportën (të skanuar në faqën ku janë të dhënat tuaja);
-    Një dokument që jeni staf i Univeritetit të Prishtinës ;
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
-    Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze (minimumi B2);
-    Marrëveshjen për planin e mobilitetit do ta plotësoni në fazë të më vonshme.
    
Thirrja është e hapur deri me datë 20 tetor 2020. Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara në PDF tek Znj. Afërdita Rexhepi, në emaili adresën: [email protected]