Erasmus+ në Nysa University, Poloni
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Nysa University, Poloni
Universiteti i Prishtinës, hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2020/2021 për mobilitete në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor nga Fakulteti Ekonomik.
Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj)
- Certifikata e notave (nota mesatare mbi 8.00)
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Certifikata për njohjen e gjuhës angleze (minimum niveli B2)
- Kopjen e pasaportës
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre në Universitetin e Prishtinës.
Për t’i përzgjedhur lëndët në kuadër të programit të ofruara klikoni këtu: http://www.pwsz.nysa.pl/sitecontent/bwm_en/pliki/erasmus+finance_offer.pdf?fbclid=IwAR2BbQhkUvBPgqb_QH5SC7nS279mbgKDkjcjITw1HGTE399fAsC7qKh4ywA
Afati për aplikim është: 5 gusht 2020
Dokumentet me titull "University of Nysa" duhet të dërgohen të skanuara tek: Znj.Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm në pdf.