Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për vitin akademik 2020/21 në Universitetin e Salzburgut - Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor dhe Master

- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 ose 2 semestra

Fushtat e mobiliteti:

- Shkenca Politike;
- Marrëdhënie Ndërkombëtare;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Baçelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, të ngjajshëm me programin që aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar dy vite të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, të ngjajshëm me programin që aplikoni. Përparësi kanë studentët të cilët kanë përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Shkenca Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare, me notë mesatare mbi 8.00)

Informacione për lëndët e ofruara:
https://www.uni-salzburg.at/index.php?id=209926&MP=93-44799

Bursat përfshijnë:

  • 850 EUR në muaj
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

  • Certifikata e notave/Transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze)

⋆Nëse aplikoni për shkëmbim të studimeve të nivelit Master, atëherë duhet të dërgoni transkriptën e notave të studimeve paraprake (Bachelor), si dhe të Master-it nëse tashmë keni përfunduar ndonjë provim.

  • CV (në gjuhën angleze, modeli Europass)
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Vertetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
  • Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2). Njohja e gjuhës gjermane është një përparësi.

Afati për aplikim: 10 korrik

Dokumentet me titull " Universitetin e Salzburgut " duhet të dërgohen të skanuara (si PDF) tek: [email protected] . Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
 

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.