Erasmus+ në "Hanze University of Applied Sciences and Groningen”, Holandë

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Hanze University of Applied Sciences and Groningen”, Holandë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në " Hanze University of Applied Sciences and Groningen", Holandë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin dimëror 2020.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve për studime në nivelin Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me note mesatare mbi 8.0
Fushat e mobilitetit janë:
•    Punë sociale. 
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
•    Certifikata e notave/Transkripta;
•    Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
•    CV (në gjuhën angleze);
•    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
•    Kopje e pasaportës. 

Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më: 14 maj 2020.

Dokumentet me titull " Hanze University of Applied Sciences and Groningen" duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] .

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.