Erasmus+ në "Boğaziçi University”, Turqi

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Boğaziçi University”, Turqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në “Boğaziçi University”, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-    Shkëmbimin e studentëve për studime BA, (një semestër);
-    Shkëmbimin e stafit.

Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Fushat e mobilitetit janë:
-    Fakulteti i Edukimit - Secondary Teaching
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor:
-    Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
-    Certifikata e notave/Transkripta;
-    Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
-    CV (në gjuhën angleze);
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
-    Kopje e pasaportës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
-    CV (në gjuhën angleze);
-    Publikimet për staf akademik;
-    Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
-    Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2).

Afati për aplikim është deri më  2 mars 2020.
Dokumentet me titull " Boğaziçi University " duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.