UVP sërish tek Ju!

Universiteti Veror i Prishtinës (UVP) është projekti më i madh ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës, që organizohet që nga viti 2001. Ai synon të ngritë nivelin e ndërkombëtarizimit të UP-së dhe kontribojë në zhillimin afatgjatë të Arsimit të Lartë në Kosovë dhe rajon. UVP për studentët ofron mundësi unike për zgjerimin e njohurive dhe aftësive në fusha të ndryshme të studimit, duke përfituar nga metodologjitë më të reja të ligjërimit si dhe duke u kënaqur me një atmosferë ndërkombëtare.

UVP është iniciativë e përbashkët e Universitetit të Prishtinës dhe e Shoqatës për Trajnim Akademik - SPARK. Ne edicionet e kaluara UVP është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë të Republikës së Kosovës,Universiteti i Prishtinës, Pro Credit Bank, OSCE, Cultural Heritage Without Borders, si dhe Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Ne secilin edicion janë organizuar kurse nga fusha e shkencave sociale, juridike, ekonomike, teknike, e inxhinierisë, mjekësisë, arti dhe kulturës fizike. Secili kurs bashkëligjerohet nga një professor ndërkombëtar vizitor dhe një profesor vendor nga UP. Varësisht nga numri i kurseve marrin pjesë më shumë se pesëmbëdhjetë ligjërues me përvojë nga shtete të ndryshme si: SHBA, Austria, Gjermania, Turqia, Spanja, Finlanda, etj. që  bashkëligjerojnë me profesorë kosovar nga Universiteti i Prishtinës. Të gjithë profesorët vizitorë marrin pjesë vullnetarisht dhe mbajnë ligjërata falas në Universitetin Veror të Prishtinës.

Sipas statistikave prej vitit 2001-2008 janë organizuar 185 kurse, të cilat jane ligjëruar nga 202 profesorë vizitor ndërkombëtar dhe 183 profesorë vendor, janë çertifikuar gjithsejt 3257 student nga vendi, rajoni dhe ndërkombëtar; kanë aplikuar deri më tani gjithsejt 25117 studentë nga vendi, rajoni dhe ndërkombëtarë; ndërsa UVP ka pasur gjithsejt pjesëmarrës gjatë tetë edicioneve mëse 4107 studentë nga vendi rajoni dhe ndërkombëtar.

Gjate dy viteve e kaluara edicionet e UVP-se të gjitha kurset jane zhvilluar në gjuhën angleze, duke ofruar kështu mundësi për aplikimin e kritereve ndërkombëtare të organizimit të kurseve dhe përdorimit të literaturës më bashkëkohore ndërkombëtare. Pas përfundimit të suksesshëm të kursit, pjesëmarrësit marrin certifikata sipas Sistemit Evropian për Transfer të Kredive (ECTS) të transferueshme në Universitetin e Prishtinës dhe institucionet ndërkombëtare.

UVP gjatë viteve ka pranuar në mes të 700 dhe 400 studentë në cdo vit. Nga këta studentë rreth 45% kanë qenë studentë ndërkombëtar dhe nga rajoni. UVP cdo vit ka ndarë 75 bursa për studentët që vijnë nga shtetet fqinje dhe të rajonit.

Përveç shumëllojshmërisë së kurseve tre javore, programi i Universitetit Veror të Prishtinës perfshinë edhe forume publike me mysafirë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar, duke ofruar platformë për diskutim publik në fusha të ndyshme. Për të gjithë pjesëmarrësit e UVP-se orfrohet edhe program shoqëror dhe rekreativ, duke përfshirë ekskurzionet e ndryshme, tubimet shoqërore dhe ngjarjet nga jeta kulturore. Informimi për forume dhe ngjarje të tjera do të publik ohet gjerësisht me rastin e fillimit të UVP-së.

Cdo vit Komisioni i Universitetit Veror të Prishtinës mblidhet rregullisht për të përcaktuar politikat zhvillimore të projektit dhe hartuar programin akademik e rekreativ të edicionit të radhës. Kurse projekti implementohet nga Zyra për Marëdhënie me Jashtë dhe zyra qendrore e UVP-së.

Universiteti Veror fton të gjithe të interesuarit që për cdo informatë rreth UVP-së të drejtohen në Zyrën Qendrore të UVP-së në Fakultetin Juridik, Kati I IV dhe në nr e tel. 038 246 750 ose në e-mailin .

Pasqyra e pjesëmarrësve në UVP gjatë viteve:

 Profesor  Bashkë- ProfesorÇertifikataAplikantëPjesëmarrësVizitor
20013033304943231550
20023031305613200650
20033233315765858742

 

20043337306364759707
20051517162532264342
20061518152572310360
20071516162652212374
20081517152151283382
       
Gjithsejt 185  2021833257251174107