Mbahet Ceremonia e Diplomimit e studentëve të Fakultetit të Edukimit
Me 14 korrik 2017, Fakulteti i Edukimit të Universitetit e Prishtinës “Hasan Prishtina” mbajti ceremoninë “Betimi i Mësuesit”, ku studentët e këtij fakulteti diplomuan në këtë vit akademik 2016/2017.

Në ceremoninë solemne para të pranishmëve, mbajtën fjalime rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema, drejtori i misionit të USAID në Kosovë, James Hope, si dhe dekani i Fakultetit të Edukimit, prof. Et’hem Çeku.

Në fjalimin e tij, rektori Dema uroj të diplomuarit duke i porositur që edukimi i gjeneratave të reja tashmë është në duart e tyre.

“Ky betim që po e bëni sot, mos të mbetet vetëm fjalë, por të jetë shoqëruesi i juaj gjatë rrugëtimit të shenjtë që ju keni zgjedhur në ngritjen e të rinjve për një edukim cilësor”.

Kurse drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, z. James Hope, çmoi lartë angazhimin e stafit akademik të Fakultetit të Edukimit, që është njëri nga përfituesit e programit Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships (TLP-SP), që implementohet nga World Learning.

“Për ne në USAID është kënaqësi të qëndrojmë përkrah jush në rrugëtimin dhe transformimin e shoqërisë, prandaj gjithmonë misionin tonë dhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta keni mbështetëse në zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë në edukim, pasi është njëra nga shtyllat e një vendi”.

Në ceremoninë solemne të pranishëm ishin edhe stafi akademik, prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare prof. dr. Teuta Pustina, prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve prof. dr. Naser Sahiti, dekanët e fakulteteve, si dhe shumë mysafirë e familjarë të studentëve të diplomuar.

Instagram
Kontakti