NJOFTIM

Njoftoheni se mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së prof. dr. Ali Gashi do mbahet nesër, me datë: 08/03/2018, me fillim nga ora 11:00, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (Amfiteatrin 411).

Profesori Ali Gashi ka dhënë kontribut për rreth katër dekada në zhvillimin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UPHP, ku për një kohë të gjatë ka ushtruar detyrën e shefit të departamentit të Sistemeve Elektroenergjetike. Ndërkaq, në periudhën e okupimit, prof. Gashi ka ushtruar detyrën e dekanit të FIEK-ut.