Ftesë për aplikim në seminarin: "Teknologjia në klasat e universitetit: Praktikat më të mira prej MS deri tek pajisjet për realitetin virtual"
Universiteti Shtetëror i Arizonës - Universiteti i Prishtinës Partnershipi TLP publikon njoftimin për një seminar të rëndësishëm certifikues të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie:

Teknologjia në klasat e universitetit: Praktikat më të mira prej MS deri tek pajisjet për realitetin virtual”

Prof. Shahin Berisha
ASU Melikian Center

Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë
Universiteti i Prishtinës

E hënë  prej orës 9:00 deri 12:00
12 Mars 2018

Në mënyrë që studentët të jenë të përgatitur për të ardhmen digjitale, mësimdhënësit duhet ta përdorin teknologjinë në klasat e tyre për t’i përmbushur pritjet e studentëve. Teknologjia mësimore po ndryshon me shpejtësi, prandaj mësimdhënësit duhet të trajnohen vazhdimisht për mënyrën më të mirë të përdorimit të teknologjisë në dispozicion. Mësimdhënësit nuk do të zëvendësohen nga teknologjia, por do të zëvendësohen nga mësimdhënësit e tjerë të cilët e përdorin teknologjinë.

Në këtë seminar të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie do të shqyrtohen shembujt e praktikave më të mira të integrimit të mjeteve teknologjike në mësimdhënien në klasë. Prezantuar në gjuhën shqipe nga Profesor Shahin Berisha nga ASU, në seminar do të shqyrtohet zbatimi i mjeteve interaktive si aplikacionet MS suite, animacionet dhe simulimi interaktiv, aplikacionet për iPad dhe telefonat e mençur, mjetet virtuale dhe aplikimet e robotëve në arsim. Në kombinim me trajnimin në CourseSites, përmes këtij seminari pjesëmarrësit do të kualifikohen për t’u pajisur me certifikatë nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e UP-së duke ua njohur kështu aftësitë e tyre për përdorim të teknologjisë në mësimdhënien në klasë.

Ky seminar i Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie është pjesë e partneritetit të Universitetit Shtetëror të Arizonës me Universitetin e Prishtinës, mbështetur nga Programi për Lidership Transformues i World Learning dhe Kosova-USAID. Seminari është i hapur për publikun, por hapësira është e kufizuar andaj kërkohet rezervim paraprak. Për të rezervuar një vend, luteni të dërgoni e-mail në Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie ( [email protected] ). Rezervimet duhet të pranohen deri të premten, më 9 mars. Të gjithë profesorët dhe asistentët e Universitetit të Prishtinës kurajohen të marrin pjesë.

***********************

Profesor Berisha është profesor i angazhuar në Qendrën Melikiane të ASU-së dhe profesor i shkencës në GateWay Community College, Phoenix, AZ. Pas diplomimit në inxhinieri elektrike në Universitetin e Prishtinës në vitin 1975, i përfundoi studimet e magjistraturës në Universitetin e Zagrebit dhe tezën e disertacionit në Universitetin Teknik të Bratislavës. Diplomën e doktoraturës e mori nga Universiteti i Prishtinës në vitin 1984. Pas një burse nga Fulbright në Shtetet e Bashkuara, Berisha u emërua në pozitën e hulumtuesit në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike të ASU-së ku punoi deri në vitin 1995, për t’u rikthyer në pozitën e tanishme në GateWay Community College. Përveç hulumtimit dhe botimit të tij mbi automjetet elektrike dhe ndikimin e fushës elektro magnetike në shëndetin e njeriut, ai ka zhvilluar teknologji inovative të mësimdhënies, prijetare në zhvillimin e mësimit hibrid dhe online. Që nga viti 2000, Berisha ka shërbyer si fasilitator në projektet e zhvillimit ndërkombëtar të Qendrës Melikiane të ASU-së, që mbështesin arsimin e lartë në Kosovë.