Rektori Dema uron emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues

Të nderuar anëtarë të emëruar të Këshillit Drejtues,

Në emër të studentëve, stafit akademik dhe administrativ, si dhe menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kam kënaqësinë që të Ju uroj emërimin për anëtarë të Këshillin Drejtues.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është institucioni më i madh i arsimit të lartë në vendin tonë, i cili që nga themelimi ka bartë mbi vete barrën kryesore të edukimit dhe zhvillimit të shoqërisë kosovare. Me këtë rast, uroj që përvoja e juaj e suksesshme në karrierën tuaj profesionale do të jetë një vlerë e çmuar për funksionimin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Shpresojmë që me bashkëpunim të mirëfilltë do ta realizojmë vizionin tonë për një universitet elitar, jo vetëm në vend dhe rajon, por edhe në botë.  

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, në këtë rrugëtim, është shumë i përkushtuar për të arritur rezultate të krahasueshme në nivel ndërkombëtar, si dhe të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik të Republikës së Kosovës.

Me respekt,

Prof. Dr. Marjan DEMA, Rektor