Hapet hirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana
Është hapur thirrja për aplikim për aplikim për bursa shkëmbimi për vitin akademik 2018-2019 në kuadër të Programit Mevlana Exchange.

Mevlana Exchange Programme është një program i cili mundëson shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik midis Universitetit të Prishtinës dhe disa universiteteve turke me të cilat Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Nga programet e shkëmbimit për studentët dhe stafin akademik ofrohen bursa në Universitetin e Çukurova  në këto drejtime në nivelet e studimit Bachelor, Master dhe Doktoratë:

Turkish Language-Languages and Philological Sciences

Turkish Teaching-Teacher Training

Për më shumë informacion mbi kriteret dhe dokumentacionin shihni dokumentet e bashkëlidhura si dhe të kontaktoni zyrat e Programit të Shkëmbimit Mevlana :

E-mail: [email protected] / [email protected]
Tel/Fax : +90 (0322) 338 64 11 / 117 /108

Afati për aplikim: 07 shkurt 2018– 26 shkurt 2018

Dokumentat e aplikimit duhen dorëzuar pranë Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin e Prishtinës si dhe të skanuara përmes emailit: [email protected] 

 

2018 - 2019 Academic year - information

Academic Staff Info Form

Candidate Student Application Form

Student Info Form