Universiteti i Prishtinës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, së bashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizin, nënshkruan sot Marrëveshje Bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje të Bashkëpunimit është themelimi i bashkëpunimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Universitetit të Prishtinës (UP), përmes mundësimit të kryerjes së ekspertizave dhe super-ekspertizave nga ana e ekspertëve të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës.

Rektori Dema tha që ka kohë që ka qenë i interesuar që të këtë një memorandum bashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i cili do t’i shërbente gjithë shoqërisë, ashtu siç synon ky Memorandum.

Në anën tjetër, Idrizi tha që është i lumtur me nënshkrimin e këtij Memorandumi me UP-në, meqë me ndihmën e tij do arrihet që të bashkëpunohet me njësitë akademike të UP-së dhe do të kryhen ekspertiza dhe super-eksperiza me ndihmën e ekspertëve nga këto Fakultete.

Kjo Marrëveshje u nënshkrua nga palët me qëllim të përkrahjes së proceseve për avancimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë