Erasmus+  në Anhalt University of Applied Sciences, Gjermani
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në Anhalt Universitsy of Applied Sciences, Gjermani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror në "Anhalt University of Applied Sciences", Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master (një semestër);
  • Shkëmbimin e stafit.

 

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, përkatësisht në Departamentin e Arkitekturës. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë tre semestra në studimet Bachelor dhe se paku një semestër në studimet Master.


Fushat e mobilitetit janë:

  • Studentët Bachelor dhe Master  (Departamenti i Arkitekturës);
  • Shkëmbim Stafi.
     

Bursat përfshijnë: 

  • Kompensimin mujor 800 EUR në muaj për studentët;
  • Kompensimin 120 EUR në ditë për stafin;
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  • Certifikata e notave/Transkripta
  • Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Kopje e Pasaportës

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

  • CV (në gjuhën angleze);
    Planin për mësimdhënie  (Plani për mësimdhënie për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit: (shkarko këtu);
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;
  • Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);

 

Afati për aplikim për semestrin dimëror vitin akademik 2017/2018 është deri më:
22 shtator.

Dokumentet me titull " Anhalt Universitsy of Applied Sciences" duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected], [email protected],

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.