Me kongres shkencor shënohet hapi i parë i bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
"Tё rejat bashkëkohore dhe sfidat nё Stomatologji" do të jenë tematika e Kongresit Shkencor të Fakultetit të Mjekësisë Dentare të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, i cili do të organizohet me 3 dhe 4 nëntor 2017.

Kongresi vjen menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

UP-ja në këtë Kongres do te përfaqësohet nga prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare, njëherësh proteticientja, prof. dr. Teuta Pustina.

Gjithashtu, organizohet nё bashkёpunim me Qendrёn Universitare "Charite' Berlin", nё prag tё nёnshkrimit tё memorandumit tё bashkёpunimit tё FMD dhe Charite' Berlin, pёrfaqёsuar nё kёtё event nga Drejtori i “Charite` Berlin”, Profesori i shquar Florian Beuer dhe Zёvendёs Drejtori i “Charite' Berlin”, Profesori  Peter Pospiech.

 

         Ligjerues tё ftuar do tё jenё : 

Prof. Teuta PUSTINA, Zёvendёs Rektore e Universitetit tё Prishtinёs ”Hasan Prishtina”, Profesor dhe specialiste e  Protetikёs Stomatologjike,

Prof. Florian BEUER, Akademik , Profesor protezist, Drejtor i Charite` Berlin,

Prof. Peter POSPIECH, Akademik Specialist Protezist,  Drejtues i Klinikёs Universitare Charite' Berlin, 

Prof. Roberto GIORGETTI, akademik i njohur ndёrkombёtar i fushёs sё Ortodoncisё, Profesor nё Universitetin e Sienёs dhe themelues i Shkollёs sё Specializimit tё Ortodoncisё, President i Shoqatёs sё Ortodontёve, Itali, Zёvendёs President i Federatёs Europiane tё Ortodontisё.

Prof. Uve ECKELT, nga Universiteti i Dresden-it, Kirurg OMF i shquar gjerman, themelues i teknikave bashkёkohore tё Kirurgjisё Oro Maksilo Faciale botёrore, 

Prof. Norina FORNA,  Dekane e Fakultetit tё Ias.it, Rumani, Kryetare e Shoqatёs Ballkanike Stomatologjike (BaSS) dhe me njё sёrё funksionesh drejtuese nё Shoqata Internacionale;  Specialiste Proteziste, 

Prof. Claudio TAGLIA, Specialist Kirurg OMF dhe ORL, Profesor nё Shkollёn e Specializimit nё Kirurgji OMF nё Universitetin " La Sapienza" dhe Drejtor i Spitalit  Belcolle, Itali, 

Prof. Filadelfio CONIGLIONE, Specialist Anestezist, Universiteti “Tor Vergata” Romё, dhe Drejtues i Specializimeve, Universiteti “Zoja e Kёshillit tё mirё”,

Prof. Francesco INCHINGOLO, Kirurg OMF, Drejtor i shkollёs sё Specializimeve dhe Master nё Kirurgji OMF dhe Implantologji, Universiteti “Aldo Moro” , Itali,

Prof. Ionians P. GEORGAKOPOULOS, Kirurg OMF dhe Implantolog i njohur,   Akademik nё “School of Health”, Fakulteti i Dentistrisё, Londёr – UK,  President i “World Academy of Growth Factors & Stem Cells in Dentistry”.

Prof. Assoc. Marco NICASTRO, njё nga profesionistёt dhe akademikёt mё tё aftё mbi Dentistrinё Estetike Digitale, i njohur  nё Shqipёri nё zhvillimin e Kurseve tё perfeksionimit tё DLC,

Prof. Assoc. Giancarlo PONGIONE, Universiteti “Tor Vergata” Romё, specialist endodont dhe protezist, Itali, tё cilin  e keni ndjekur nё eventin e mёparshёm tё FMD, 

Prof. Assoc. Grzegorz ZIETEC,  Kirurg oral dhe implantolog, Profesor universitar, Poloni,

PhD. Radoslaw JADACH, Kirurg oral, Specialist nё mikrokirurgji dhe modelimin e indeve tё buta, themelues i Akademisё sё Mikrokirurgjisё, Poloni. 

         PhD. Vincenzo QUINZI, Specialist Ortodont nga Universiteti i Aquila-s, Itali, 

PhD. Vito Nicola AMODIO, Specialist Protezist, Bari, Itali.

PhD. Maciej Iancu POTRUBACZ, Specialist Ortodonci, Universiteti i Aquila-s,

PhD. Laura MARCHIONE, Specialiste e Ortodoncisё, Profesore ordinare nga Universiteti i Aquila-s,

PhD. Claudio Chimenti, Specialist Ortodont, Profesor ordinar nga Universiteti i Aquila-s, Itali, 

PhD. Michele Tepedino, Specialist Ortodont, Profesor ordinar nga Universiteti i Aquila-s, Itali, 

Odont. Giuseppe SPESSI, Laborant Dentar, specialist mbi Protezёn Totale, Itali.

         Fakulteti i Mjekёsisё Dentare, Tiranё

Prof. Ramazan ISUFI, Shef i Departamentit tё Kirurgjisё OMF, Drejtues i Specializimeve tё Kirurgjisё OMF, FMD,

Prof. Lindita RUSI, Shefe e Pedodontisё dhe Drejtuese e Specializimeve nё Pedodonti,  FMD,

Prof. Pavli KONGO, Shef i Endodontisё, “Albanian University”

Prof. Diana BROVINA, Shefe e Pedodontisё dhe Endodontisё, Universiteti “Aldent”,

Prof. Asoc. Nazmi KOÇI, Specialist i Protetikёs fikse dhe tё lёvizshme,

 

Për informata rreth aplikimit, konsultoni linkun: www.kongresifmd.weebly.com

Instagram
Kontakti