Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët dhe stafin akademik të UP-së (semestri dimëror 2017/2018) për mobilitete në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian, në programet:

- Agrokulturë
- Mjekësi Veterinare
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Master
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)
Kohëzagjatja e bursave:
-   1 semester, rreth 5 - 6 muaj
- 5 + 2 ditë (7 ditë në total)
Bursat përfshijnë: 
-  Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët
-  120 EUR në ditë për stafin akademik
-  Kostot e udhëtimit deri në 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)


Dokumentat e nevojshme për aplikim:
-  Certifikata e notave/Transkripta 
-   CV (në gjuhën angleze)
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit)
-  Certifikata e gjuhës angleze 
Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet certifikata të nivelit minimum B2, për programet në gjuhën gjermane minimum niveli B1. 
-   Learning Agreement
    Dokumenti Learning Agreement
 (Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit
Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Justus-Liebig-Universität Giessen, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Pasi të plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. 

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Justus-Liebig-Universität Giessen ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare: 
  
https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/pdf/mp-en.pdf   

- Module descriptions of Transition Management
http://www.agrobiotechnology.de/studying/courses.html 
http://www.uni-giessen.de/faculties/f10/international/ects/catalogue/ects-catalogue
Ndërkaq, për modulet në gjuhën gjermane, vizitoni uebfaqen:
https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/mv
Keni kujdes, në Learning Agreement ju duhet të zgjedhni vetëm lëndët e semestrit verorë (WiSe) që ofrohën në Justus-Liebig-Universität Giessen, që përbëjnë jo më pak se 20 ECTS në total.
*(SoSe, nënkupton Summer Semester, ndërkaq WiSe – Winter Semester)

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
-         CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
-         Kopje e dokumentit  të identifikimit (ID/pasaport)
-   Kopje e kontratës së punës
-        Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)

Akomodimi:
Pagesa mujore varion varësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit. P.sh. për pesë muaj qëndrimi, pagesa mujore është € 251 për muaj.
Sigurimi Shëndetësor: Studentët përfitues të bursës duhet të kontraktojnë kompani të sigurimeve shëndetësore pasi të keni arrit në Giessen, dhe shuma mujore e sigurimit shëndetësorë është rreth €80.00 /muaj.
Afati për aplikim deri më:  5 korrik 2017, për fillim të studimeve në semestrin dimëror, tetor 2017 - mars 2018.
Dokumentet me titull "Justus-Liebig-Universität Giessen" duhet të dërgohen të skanuara tek: 
[email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, si pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.