Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët të UP-së (semestri dimëror 2018/2019) për mobilitete në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian, në programet:
- Agrokulturë
- Mjekësi Veterinare

- Kimi

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve të nivelit Master dhe PhD

Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Master dhe PhD (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, drejtime të ngjashme për të cilat aplikoni në Giessen, si dhe Kimi, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)

Kohëzagjatja e bursave:
-   Për studentë:1 semester, rreth 5 - 6 muaj

Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
Vërtetim studenti (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit)
- Certifikata e gjuhës angleze

Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet certifikata të nivelit minimum B2, për programet në gjuhën gjermane minimum niveli B1.

-   Learning Agreement (shkarko këtu)
(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju(studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit

Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Justus-Liebig-Universität Giessen, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Pasi të plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore në Fakultetin të cilin jeni duke i vijuar studimet.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Justus-Liebig-Universität Giessen ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare: http://www.uni-giessen.de/faculties/f09/studies/msc

Për lëndët e ofruara në kuadër të programit të Kimisë, Justus-Liebig-Universität Giessen ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare: http://www.uni-giessen.de/internationales/ce/08

Në programin Mjekësi Veterinare, shumica e lëndëve ligjerohën në gjuhën gjermane, prandaj dëshmia e gjuhës gjermane, minimum niveli B1, është e domosdoshme.

Courses/practical trainings in Veterinary Medicine are only in German language. Students need to provide a certain level of German (minimum B1) to be able to participate and benefit accordingly. Here you can find the ECTS Course Catalogue of Veterinary Medicine translated into English language (BUT: all of courses mentioned are in German language): http://www.uni-giessen.de/faculties/f10/international/ects.

Keni kujdes, në Learning Agreement ju duhet të zgjedhni vetëm lëndët e semestrit dimëror (WiSe) që ofrohën në Justus-Liebig-Universität Giessen, që përbëjnë jo më pak se 20 ECTS në total.

*(WiSe – Winter Semester, ndërkaq SoSe – Summer Semester)

Akomodimi:
Pagesa mujore varion varësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit. P.sh. për pesë muaj qëndrimi, pagesa mujore është € 251 për muaj.

Sigurimi Shëndetësor: Studentët përfitues të bursës duhet të kontraktojnë kompani të sigurimeve shëndetësore pasi të udhëtoni në Giessen, dhe shuma mujore e sigurimit shëndetësorë është rreth €80.00 /muaj.

Afati për aplikim deri më:  30 prill 2018

Dokumentet me titull "Justus-Liebig-Universität Giessen" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected],
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, si PDF.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.