Erasmus + në Universitetin Masaryk në Çeki
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin Masaryk në Çeki

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Masaryk të Çekisë, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-          Shkëmbimin e studentëve për studime(BA dhe MA)
-          Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie.

Nivelet e mobilitetit për studentët:
-    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar vitin e parë të studimeve.

- Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktë një semestër).

Kohëzgjatja e bursave:
-     Bachelor ( 1 semestër, 5 muaj )
-     Master ( 1 semestër, 5 muaj )

Periudha e fillimit të mobilitetit për studentët: Shkurt 2018
-     Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (7 ditë; 5 ditë plus dy ditë udhëtim)

Bursat përfshijnë:
-          Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët / 140 EUR në ditë për stafin )
-          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Kostoja e udhëtimit sipas distances:
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
- Certifikata e notave/Transkripta
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Certifikata e gjuhës angleze
(Programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B2.)

Për programet e studimit në gjuhën angleze të ofruara në Universitetin Masaryk ju lutem vizitoni : http://czs.muni.cz/cs/component/content/article/85-incoming-mobility/student/349-incoming-student-practicalities-foreign

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
-     CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
-     Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
-     Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
-     Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
-     Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
-     Plani i mobilitetit (Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit.

Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit  klikoni këtu.

Afati për aplikim: deri më datë 2 shkurt 2018

Dokumentet me titull "Universitetin i Masarykut" në Çeki, duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] .
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.