Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Salzburgut - Austri

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Salzburgut - Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor, Master dhe PhD

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)

Bursat përfshijnë:

  • 850 EUR në muaj për studentët.
  • Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.

Fushtat e mobiliteti:

  • Political sciences and civics

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

  • Certifikata e notave/Transkripta (preferohet në gjuhën angleze)
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
  • Certifikata e gjuhës angleze
  • Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane për nivelin Bachelor kërkohet niveli B2.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin PhD:

  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
  • Certifikata e notave/Transkripta (preferohet në gjuhën angleze)
  • Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit

 

PËR PROGRAMET E OFRUARA NË GJUHËN ANGLEZE/GJERMANE KËRKOHET MINIMUM NIVELI B2.

Afati për aplikim për semestrin verorë 2018 është: 30 nëntor 2017

Dokumentet me titull " Universitetin e Salzburgut " duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected], [email protected] . Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.