Erasmus+ në International University of Logistics and Transport, Poloni
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në International University of Logistics and Transport Poloni

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin verorë për mobilitete në International University of Logistics and Transport - Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor dhe Master,
-Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie.
 

Nivelet e mobilitetit për studentët:
-B
achelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër)

Fushat e mobilitetit janë:

  • Management and administration
  • Building and Civil Engineering


Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët ndërsa 140 EUR në ditë për stafin)
-Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
- Transkripta e notave
- Letër motivimi
- Kopja e pasaportës/letërnjoftimit
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze B1)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
-    CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
-    Kopja e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
-    Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
-    Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
-    Plani i mobilitetit (Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit.

Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit klikoni këtu.

Studentët që përfitojnë nga International University of Logistics and Transport – Poloni janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në International University of Logistics and Transport lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Për programet e ofruara në gjuhën angleze për studimet Bachelor dhe Master kërkohet minimum niveli B1 i Gjuhës Angleze).

Afati për aplikim për semestrin pranveror është: 13 Nëntor 2017

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’ International University of Logistics and Transport - Poloni në email-at: [email protected], [email protected] .

Studentët e përzgjedhur, pastaj do të këshillohen për procedurat e tjera.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.