Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Anadolu University, Turqi
Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Anadolu University, Turqi

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për student për mobilitete për semestrin pranveror 2017/18 në Anadolu University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + International Credit Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-          Shkëmbimin e studentëve për studime (Bachelor, Master dhe PhD)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar një semester dhe kanë notë mesatare mbi 8.5).

Fushat e mobilitetit për BA, MA dhe PhD:

  • Economics,
  • Electrical-Electronics Engineering,
  • Computer Engineering
  • Turkish Language and Literature

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor: 800 EUR në muaj

-Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

Certifikata e notave/Transkripta

CV (në gjuhën angleze)

Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)

Certifikata e gjuhës angleze ose turke

  • Për programet e ofruara në gjuhën angleze ose turke kërkohet niveli i gjuhës minimumi B1.

Learning Agreement

*Në Learning Agreement, numri i kredive duhet të jetë nga 28-32 kredi si në tabelën A, ashtu edhe në tabelën B.

Për lëndët e ofruar (Economics, Electrical-Electronics Engineering, Computer Engineering dhe Turkish Language and Literature), vizitoni linkun më poshtë:

http://abp.anadolu.edu.tr/en/akademik/lisans

(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju (studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Keni të drejtë të përzgjedhni vetëm ato lëndë që ofrohën për semestrin pranveror (spring semester), që përbëjnë rreth 28 – 32 ECTS në total.

Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Anadolu University, lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Pasi të plotësohet document ‘Learning Agreement’’ tek fusha ‘‘commitment’’ duhet të nënshkruhet nga aplikanti dhe tek ‘’Responsible person at the Sending Institution’’ duhet nënshkruar nga koordinatori i ECTS-ve ose prodekani për çështje mësimore i Fakultetit përkatës.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Afati për aplikim është: 26 tetor 2017

Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në notën mesatare dhe njohuritë e juaja në gjuhën angleze ose turke.

Dokumentet me titull ‘’Aplikim Anadolu University’’ duhet të dërgohen të skanuara tek:

[email protected], [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, në pdf.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.