
HISTORIKU I SHKURTĖR
i
Fakultetit
Ekonomik
Fakulteti JuridikEkonomik ka filluar tė punojė nė
vitin shkollor 1961/62.
Mė 24 qershor 1961 u miratua Ligji pėr themelimin
e Fakultetit Juridik-Ekonomik nė Prishtinė.
Nė Seksionin ekonomik nė vitin e parė tė punės sė
kėtij Fakulteti u angazhuan nė marrėdhėnie tė pėrhershme pune vetėm dy
profesorė shqiptarė. Nė vitin shkollor 1961/62 nė Fakultetin Ekonomik janė
regjistruar gjithsej 549 studentė, nga tė cilėt 157 ishin nė studime tė
rregullta. Nga ky numėr, studentė shqiptarė nė studime tė rregullta kanė qenė
64 dhe 49 me korrespondencė. Nė vitin shkollor 1971/72 Fakulteti Juridik-Ekonomik u nda nė dy fakultete tė
pavarura - nė atė Juridik dhe Ekonomik.
Fakulteti Ekonomik i Prishtinės prej 1 tetorit
1971 funksionon si organizatė e pavarur e arsimit tė lartė.
Nė fillim mėsimi mbahej vetėm nė gjuhėn
serbokroate. Nga viti 19970/71 mėsimi nė Fakultetin Ekonomik mbahet paralelisht
nė tė dy gjuhėt. Fakulteti Ekonomik nė Prishtinė ka arritur suksese tė mėdha nė
ngritjen e kuadrit profesional mėsimor-shkencor dhe tė ekspertėve tė rinj.
Pėrveē studimeve tė rregullta katėrvjeēare, nė Fakultetin Ekonomik organizohen
edhe studime pasdiplomike.
Mė 27 qershor tė vitit 1991 Kuvendi i Serbisė miratoi masat e dhunshme
dhe me kėtė u suprimuan studimet nė gjuhėn shqipe, duke i pėrjashtuar me dhunė nga puna dhe nga lokalet e veta
gjithė personelin mėsimor dhe administrativ. Puna e Fakultetit nė gjuhėn shqipe
vazhdoi nė kushte tė jashtėzakonshme nėpėr shtėpi dhe lokale private. Pas
pėrfundimit tė luftės dhe hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė studentėt,
profesorėt dhe punėtorėt tjerė kthehen pėrsėri nė objektet e tyre.
Deri mė tani vetėm nė Fakultetin Ekonomik kanė diplomuar gjithsej 5145 studentė me mėsim nė gjuhėn shqipe.
Nė vitin 2001 Senati i Universitetit tė Prishtinės
aprovoi planet mėsimore tė mbėshtetura nė Deklaratėn e Bolonjės pėr nivelin
Bachelor.
Nė kėtė vit shkollor Fakulteti Ekonomik ka 2965 studentė, ndėrsa nė procesin mėsimor janė tė angazhuar 39 mėsimdhėnės dhe asistentė nė marrėdhėnie tė rregullt pune dhe 18 nė punė plotėsuese dhe tė anagazhuar.