Universiteti i Prishtines


Sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës

Mr. sc. Vaxhid Sadriu 


u.d. Sekretar i Përgjithshëm

 

 

Rektorati i Universitetit të Prishtinës
Rr. "Nëna Terezë", p.n.
10 000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Tel: +381 38 244 183 /244 188
Fax: +381 38 244 187
E-mail: vaxhid.sadriu@uni-pr.edu
 




Detyrat e sekretarit të përgjithshëm janë të përcaktuara me Statutin e Universitetit të Prishtinës.

Sekretari është zyrtari më i lartë ekzekutiv dhe administrativ i Universitetit, me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në kontratën e tij, e cila nënshkruhet nga rektori.

Sekretari i përgjigjet rektorit për administrim efikas, ekonomik dhe efektiv në të gjitha nivelet e Universitetit. Në këtë pozitë sekretari i përgjithshëm përgjigjet për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë e organeve ose e udhëheqësve të tjerë.

Gjithë stafi dhe studentët e Universitetit duhet të bashkëpunojnë me sekretarin e përgjithshëm të Universitetit.

 

Sekretari i përgjithshëm i Universitetit ka këto detyra dhe përgjegjësi:

 

1.   Është zyrtari më i lartë i administratës;
2.   Është udhëheqës i Administratës Qendrore;
3.   Është shef i zyrave administrative dhe sekretarëve në fakultete;
4. Është zyrtar përgjegjës për udhëheqje efikase, ekonomike dhe efektive të Universitetit;
5. Është përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve informative të menaxhimit dhe për përgatitjen dhe organizimin e të dhënave për menaxhim;
6.   Është zyrtar përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;
7.   Është përgjegjës për çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli Drejtues dhe rektori, të cilat nuk janë të përcaktuara me këtë Statut.

Sekretari i përgjithshëm, si përfaqësues administrativ i Rektoratit dhe si personi më i lartë kompetent në lidhje me këtë, ka qasje të pakufizuar në të gjitha të dhënat. Ai është përgjegjës për mirëmbajtjen e të dhënave të sakta të zyrave administrative.
Me sugjerimin e sekretarit të përgjithshëm, rektori nxjerr rregullore rreth sistematizimit të vendeve të punës brenda Administratës Qendrore të Universitetit.

 

Sekretari i përgjithshëm është anëtar ex-officio i Këshillit Drejtues pa të drejtë vote dhe është anëtar i përhershëm i Senatit, pa të drejtë vote.

 
© Universiteti i Prishtinës, www.uni-pr.edu, info@uni-pr.edu