Prof. Asc. Dr. Naser Mrasori,
Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar
Prof. Ass. Dr. Naser Mrasori u lind në Mrasor më 8 qershor 1973. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Klinë.
- Në vitin 1996 i mbaroi shkëlqyeshëm studimet e larta për gjuhë dhe letërsi gjermane në Universitetin e Prishtinës. Në fillim punoi si mësues i gjermanishtes në shkollën e mesme "Eqrem Çabej" dhe më pas në shkollën e gjuhëve të huaja "Severan" në Prishtinë. Më vonë, gjatë një semestri, ndoqi ligjëratat "Letërsia pas vitit 1945 në Gjermani, Austri dhe Zvicër "dhe "Kritika Letrare", në Universitetin e Bernës në Zvicër dhe studimet pasuniversitare për letërsi në Prishtinë.
- Nga muaji shkurt i vitit 2000 deri në shtator të vitit 2009 punoi në Ambasadën Zvicerane në Prishtinë.
- Në vitin 2001 mbrojti temën e magjistraturës me titull "Personazhi në romanet e Franc Kafkës".
- Pas një viti u emërua pedagog i letërsisë moderne gjermane në Degën e Gjermanishtes në Universitetin e Prishtinës.
- Në vitin 2005 mbrojti doktoratën me temën "Vepra e Stefan Cvajgut dhe receptimi i saj në gjuhën shqipe".
- Është autor i monografisë me titull "Kur Stefan Cvajgu na flet shqip..". (Jehona e përkthimit të veprës së tij letrare në gjuhën shqipe).
Ndërkaq, botoi një numër punimesh nga fusha e letërsisë në disa gazeta të përditshme dhe revista letrare.
- "Vepra e Fridrih Dyrrenmatit", "Jeta e re". nr. 3. maj-qershor 2002.
- "Franc Kafka - Shkrimtar për shkrimtarët", "Jeta e re", nr. 4, korrik-gusht 2002.
- "Ëndrra e parealizuar e Kafkës", "Koha ditore", 2.2.2002.
- "Fausti - kryevepër e letërsisë gjermane", "Fjala", mars 1998.
- "Alfred Dëblin - mësues letrar i Gynter Grasit", "Fjala", maj 1998.
- "Gëte dhe 'Fausti' i tij si dhuratë e njerëzimit", "Bujku", 28.8.1999 etj.
Gjithashtu, mori pjesë edhe në disa konferenca ndërkombëtare për pedagogët e gjermanishtes në vende të ndryshme.