Prorektori për burime dhe infrastrukturë

Prof. Asc. Dr. Enver Kutllovci

Prorektor për burime dhe infrastrukturë

 

Të dhënat personale

Data e lindjes: 17 tetor 1960
Vendi i lindjes: Dardhishtë (Kastriot ) Kosovë
Gjendja civile: I martuar me Teuta Ademaj, (3 fëmijë)

 

Shkollimi:

Shkollën fillore në vendlindje (Kastriot)
Shkollën e mesme në gjimnazin "Sami Frashëri" (Prishtinë)

 

Kualifikimet universitare dhe pasuniversitare:

1978-1982
: Studimet universitare
Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Kosovë
Fusha shkencore: Ekonomika e ndërmarrjes
Titulli: Ekonomist i Diplomuar (ecc. i dipl.)

1988-1992
: Studimet pasuniversitare
Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Kosove
Fusha shkencore: Menaxhment
Titulli: Magjistër i shkencave ekonomike (Mr.Sc)

 

1994-1997: Disertacioni i Doktoratës
Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Kosovë
Fusha shkencore: Menaxhmenti strategjik
Titulli: Doktor i shkencave ekonomike (Dr.sc.)

 

Përvoja e punës kërkimore-shkencore dhe akademike

· 1983-1994 - Profesor në Shkollën Ekonomike
· 1994-1997 - Drejtor i Shkollës Ekonomike në Prishtinë
· Prej 1.10.1997 - Asistent i lartë në Universitetin e Prishtinës 
· 2000 - Zgjidhet Docent në UP
· 2001-2003 - Senator në UP
· Prej 2002- Udhëheq studimet e magjistraturës në Menaxhment shëndetësor
· 2003-2007 - Ligjëroi në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL)
· Në vitin 2004 zgjidhet anëtar në Këshillin e Ekspertëve të Arsimit të lartë nga Ministria e Arsimit
· Prej 2004 - Ligjëron në Universitetin "FAMA" me orar jo të plotë të punës
· 2004 - Zgjidhet Prof.ass
· 2005-2009 - Shef i Departamentit të Menaxhmentit në Fakultetin Ekonomik
· 2006-2009 - Udhëheqës i studimeve master dhe të magjistraturës në Fakultetin Ekonomik
· 2006-2009 - Prodekan për mësim në Fakultetin Ekonomik 
· 7 mars 2009 - Me rastin e Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit i ndau mirënjohjen "Arsimtar i Dalluar"
· Në prill 2008 zgjidhet Prof. i Asocuar

 

Aktualisht prorektor për burime dhe infrastrukturë - Universiteti i Prishtinës. Është udhëheqës i shumë punimeve të masterit, magjistraturës dhe doktoratës. Gjithashtu, është pjesëmarrës në projekte të ndryshme, publikime shkencore, pjesëmarrës në hartimin e plan-programeve mësimore, të strategjisë së arsimit të lartë, si dhe hartues i teksteve për nivele të ndryshme arsimore.

 

Qëndrim kërkimor- shkencor

· 5-26 shkurt 2003 - Universiteti i Parisit, France (vizitë studimore për programin e magjistraturës Health Management
· 2 mars - 1 prill 2005 - Universiteti Växjö, Suedi (programi i tempusit , zhvillimi i kurikulave)
· 30 maj - 29 qershor 2007 - Universiteti Vrije Brussel, Belgjikë (zhvillimi i kurrikulave për "Development of Masters and PhD Programmes in Economics and Buisness in Kosova "
· 22 janar - 20 shkurt 2008 - University of Staffordshire, Britani e Madhe (vazhdimi i hulumtimit të programeve dhe përgatitjes së teksteve mësimore)
· 28 tetor - 25 nëntor 2008 - University of Ljubljana (për zhvillimin e programeve për ndërmarrësi)