Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës është organi suprem i përfaqësimit të studentëve në UP (Statuti i UP-së, neni 166) dhe është i barabartë me numrin e njësive akademike në Universitet (17 njësi akademike, 17 deputetë të PSUP-së). Anëtarët e Parlamentit të Studentëve zgjidhen në zgjedhjet studentore të UP-së çdo 2 vjet, të cilët propozohen nga organizatat studentore në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të arritura në këto zgjedhje.
Parlamenti i Studentëve zgjedh anëtarët e Senatit nga lista e të propozuarve e përgatitur nga Këshilli i studentëve i njësisë akademike. Kryetari i Parlamentit të Studentëve është anëtar exofficio nga numri i përgjithshëm i anëtarëve studentë të Senatit.
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, në bazë të marrëveshjes së organizatave studentore, i ka caktuar këto organe përbërëse:
Kryesia e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës (organi vendimmarrës):
Mentor Hasani, Kryetar i Parlamentit të Studentëve
Fazli Jashari, Nënkryetar për çështje organizative dhe akademike
Haxhi Luma, Nënkryetar për marrëdhënie ndërkombëtare
Selim Daku, Sekretar i përgjithshëm
Qëndresa Çitaku - Deputete
Fatbardha Mustafa - Deputete
Labinot Reshani - Deputet
Florentina Pacolli - Deputete
Ekrem Zajmi - Deputet
Leotrim Gruda - Deputet
Hysni Mustafa - Deputet
Valmira Dragusha - Deputet
Arbon Selimi - Deputet
Mergim Pirraku - Deputet
Shaban Duraku - Deputet
Dardan Iseni - Deputet
Hateme Hoxha – Deputet
Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka këta senatorë:
1. Mentor Hasani, ex-officio
2. Selim Daku
3. Arian Janova
4. Gazmend Maliqaj
5. Selver Xhelili
6. Ekrem Ahmeti
7. Faton Lokaj
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës i ka edhe këto komisione:
- Komisioni për marrëdhënie me jashtë
- Komisioni për proces mësimor
- Komisioni për minoritete
- Komisioni për të drejtat e studentëve
- Komisioni për kulturë dhe sport
- Komisioni për ankesa
- Komisioni për informim
- Komisioni për studime
- Komisioni për financa
- Komisioni për ambient
- Komisioni për mirëqenie sociale
Në kuadër të Parlamentit të Studentëve funksionon edhe revista studentore "Bote e Re", e cila pasqyron jetën dhe problemet studentore në UP. Në Parlamentin e Studentëve të Universitetit të Prishtinës marrin pjesë 9 (nëntë) organizata Studentore:
1. Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE)
2. Lista Studentore Reforma (LSR)
3. Unioni i Pavarur i Studentëve (UPS)
4. Lëvizja Studentore për Integrim (LSI)
5. Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës (UPSK)
6. Paqja Studentore (PSUP)
7. Unioni i Studentëve Shqiptarë (USSH)
8. Alternativa Studentore (AS)
9. Vizoni Studentor (VS)
Kontakti:
Tel: +377 (0) 44 771 106; +377 (0) 44 353 409
Fax: +381-38-244187
E-mali: psup@uni-pr.edu
parlamentiistudenteve@gmail.com